Rëndësia e Projektit Aleanca e Qytetërimeve
Stamboll - Ministri i Jashtëm i Spanjës Miguel Angel Moratinos ka vlerësuar se "Pjesëmarrja e Obamës në Forumin që do të zhvillohet në Stamboll do të jetë një përgjigje për ata që kërkojnë t'ia ulin rëndësinë projektit të Aleancës së Qytetërimeve". Ministri i Jashtëm Spanjës Moratinos tha se kur ky projekt u soll për herë të parë në rend ishin të shumtë ata që bënin kritika dhe mundoheshin që t'ia ulnin rëndësinë atij.