E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani në Filipine, shkon në 16 numri i viktimave

Është të paktën 16 numri i viktimave të uraganit Nesat që ka përfshirë kryeqytetin Manila, ku janë regjistruar përmbytje të mëdha dhe ndërprerje energjie.

Kreu i mbrojtjes civile, Benito Ramos, ka deklaruar se bëhet fjalë për një stuhi shumë fortë. "Kemi marrë lajme për fryrjen e lumenjve dhe ka pasur evakuime në shumë zona. Bilanci i dëmeve ende nuk dihet", është shprehur Ramos duke theksuar se stuhia është ende e fortë në këtë zonë.

Sipas mediave lokale numri i viktimave është i destinuar të rritet, me mbërritjen e lajmeve të reja nga trupat e ndihmës së shpejt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›