E Hënë, 2 Nëntor 2026

NASA Space Apps Challenge 2025, Kumbaro: Katër nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” fitues të vendit të parë

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Katër nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë  fituan vendin e parë “Best use of Science” në “NASA Space Apps Challenge 2025 “, maratonën 3-ditore më të madhe ndërkombëtare dhe sfiduese të teknologjisë që u zhvillua këtë vit në Tiranë nga 3-5 tetor.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se pas fitores së vendit të parë nxënësit Itien Duraj, Xhorxh Loli, Erti Katroshi dhe Skerdilaid Bilibashi nominohen në konkursin global, Challenge – SpaceTrash Hack.

““NASA Space Apps Challenge 2025″ u zhvillua këtë vit edhe në Shqipëri, ku 50 të rinj shqiptarë shkëlqyen me idetë dhe kreativitetin e tyre në mesin e më shumë se 370,000 pjesëmarrësve nga e gjithë bota”, tha Kumbaro.

Kjo maratonë u organizua nga Albanian ICT Academy dhe NASA Space Apps Tirana. Konkurrentët nga Shqipëria ishin gjimnazistë, studentë dhe profesionistë. Dy grupet e para fituese vendi i parë “Best use of Science” dhe vendi i dytë “Best use of Tehcnology” do të nominohen në konkursin global për t’u gjykuar nga juria e NASA Space Apps Challenge.

Vendi i parë “Best use of Science” grupi: RecycleMars (Itien Duraj, Xhorxh Loli, Erti Katroshi dhe Skerdilaid Bilibashi) nominohet në konkursin global; Challenge – SpaceTrash Hack.

Vendi II “Best use of Technology” grupi: Cosmic Carrots, nominohet në konkursin global; Challenge-Farm Navigators.

Vendi III “Best use of Data” grupi: Astrocoders; Build a Space Biology Knowledge Engine Challenge-Build.

Çmimi Inspirues, grupi: QS Dev’s Team. Challenge: Meteor Madnes.

1 nga 3

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›