E Shtunë, 31 Tetor 2026

"NASA zbulon ujë në Hënë"

Më në fund është konfirmuar fakti se në satelitin tonë natyror, Hënë, ka ujë. Ky është rezultati i zbulimit të misionit të fundit të sondës së dërguar nga NASA (Agjencia Amerikane e Hapësirës) në Hënë. Shkencëtarët kanë një muaj që po studiojnë me hollësi të dhënat e dërguara nga sonda që është përplasur me një krater në të cilin ndodhej akull. Sipas një shkencëtari, ky është një zbulim i madh që jep një informacion jashtëzakonisht të rëndësishëm për trupin më të afërt qiellor që është pranë nesh, por edhe për gjithë sistemin diellor në përgjithësi. Sipas tij, Hëna "mbart shumë sekrete, njëri prej të cilëve sapo është zbuluar dhe bërë pjesë e dijes njerëzore. Kjo gjetje nuk është thjesht një zbulim që shton njohuritë, por edhe një zbulim i dobishëm që do të shërbejë si një ndihmë më shumë për misionet e ardhshme me njerëz në hapësirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›