E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NATIONS LEAGUE – Kosova braktis ndeshjen pas provokimeve të tifozëve rumunë

BUKURESHT, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Një ndeshje e Nations League mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, u ndërpre dje në mbrëmje, pasi lojtarët kosovarë u larguan nga fusha gjatë kohës së pushimit, pas asaj që dukej të ishte provokime nga tifozët rumunë.

Ngjarja ka ndodhur në minutat shtesë, kur rezultati ishte 0-0.

Lojtarët kosovarë u larguan nga fusha pasi tifozët në turmë bërtisnin “Serbia!”.

Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) mori vendimin për të ndërprerë ndeshjen pak më shumë se pas një orë pas ndërprerjes.

“UEFA do të komunikojë informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, tha shoqata në faqen e saj të internetit.

Pamjet televizive treguan disa lojtarë dhe staf të skuadrës kosovare duke bërë gjestin e shqiponjës dykrenore ndaj tifozëve rumunë.

Ky simbol nga flamuri i Shqipërisë, përfaqëson solidaritetin mes shqiptarëve etnikë.

Skuadra e Kosovës u largua nga fusha pas një diskutimi të gjatë me arbitrin.

Rreth 45 minuta më pas doli nga fusha edhe skuadra rumune.

Pas një njoftimi në altoparlant, shikuesit u udhëzuan të largoheshin nga stadiumi./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›