NATO BE dhe KE denojne sulmin ne Norvegji

((Update) Organizata e NATO-s, Bashkimi Europian dhe Komisioni Europain kanë dënuar ngjarjen e rëndë me shpërthimin e një bombe në Oslo të Norvegjisë.
Barroso ka deklaruar: jam i shokuar pa masë nga kjo ngjarje.
Ka reaguar edhe Presidenti i BE Van Rompuy i cili ka dënuar dhunën e ndodhur në Norvegji.
Po ashtu edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i ka dënuar aktet e dhunës në Norvegji, pas sulmeve me bomba që tronditën ndërtesën e qeverisë anëtare të Aleancës.
"Në emër të NATO-s, i dënoj në termat më të ashpër të mundshëm, aktet e dhunës në Norvegji", tha Rasmusen.
"Solidariteti ynë me Norvegjinë mbetet i palëkundur. Vendet e NATO-s qëndrojnë të bashkuara në luftën kundër këtyre akteve", shtoi ai.