Nje juri federale ne Nju Jork shpall fajtor babain e terroristit Naxhibulla Zazi
Babai i nje terroristi te denuar se planifikonte te vinte nje bombe ne metrone e qytetit te Nju Jorkut eshte denuar per pengim te organeve te drejtesise ne kete ceshtje.
Nje juri federale ne Nju Jork shpalli fajtor Mohamed Vali Zazin per dy akuza komplot per pengimin e drejtesise dhe pengimin e drejtesise. Juria arriti ne perfundimin se Zazi e kishte genjyer Byrone Federale te Hetimeve cka perben veper penale. Ai kishte udhezuar anetaret e familjes te shkaterronin kimikatet per prodhimin e bombave te perdorura nga djali i tij.
Zyra e prokurorit amerikan leshoi nje deklarate ku citonte disa zyrtare te rendit qe ishin marre me kete ceshtje. Ndihmes drejtorja ne detyre i FBI-se per Nju Jorkun Xhenis Fedarik citohet te kete thene se i pandehuri nuk ka pasur detyrim ligjor te ndihmonte hetuesit ne ceshtjen e djalit te tij. Megjithate genjeshtrat jane pengim i drejtesise.
Gjate gjykimit prokuroret paraqiten prova se Zazi kishte shkaterruar ose fshehur prova si gota maska kimikate dhe konteniere.
Djali i te pandehurit Naxhibulla Zazi ka pranuar se kishte marre pjese ne nje komplot te al-Kaides per te sulmuar metrone e qytetit te Nju Jorkut si vetvrases ne vitin 2009. Zazi i ri ishte stervitur ne nje kamp te al-Kaides ne Pakistan nje vit me pare. Ai nuk e kreu sulmin pasi mesoi se FBI-ja po kryente hetime ndaj tij. Ai pranoi fajesine gjate gjykimit ne shkurt te vitit te kaluar.
Nje deshmitar kyc i qeverise kunder babait Amanulla Zazi tha ne gjykate se i pandehuri i kishte thene qe ta zgjidhte problemin e kimikateve cka do te thoshte se ai duhet ti shkaterronte ato.
Denimi per Muhamed Zazin do te shpallet me 2 dhjetor. Ai perballet me nje denim maksimal prej 40 vjetesh ne burg.