E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goran Haxhic mberrin ne Hage

Goran Haxhic

E premte 22 korrik 2011 NOA- I akuzuari per krime lufte Goran Haxhic ka mberritur ne Gjykaten e Hages.

Haxhic eshte i dyshuar se ka kryer krime lufte ne Kroaci ne vitet 1991-1995 ai eshte akuzuar se dha urdher per vrasjen e qindra banoreve jo-serbe te Kroacise dhe debimin e mijera te tjereve nga vendi.

Haxhic i shoqeruar nga nje kolone makinash policie ka lene ne mengjes Gjykaten e Krimeve te Luftes ne Beograd per te udhetuar drejt veriut ne Novi Sad ku  fillimisht vizitoi nenen e tij te semure dhe me pas varrin e te atit. Rreth mesdites Haxhic mberriti ne aeroportin e Beogradit per te nisur fluturimin drejt Hages.

Udheheqesi i serbeve te Kroacise gjate konfliktit ne ish Jugosllavi ne vitet 90-te iu fsheh drejtesise pas ngritjes se akuzave kunder tij ne vitin 2004 per krime lufte dhe krime kunder njerezimit.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›