E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Britania mbeshtetje Shqiperise

Britania e madhe do te firmose protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO me 10 dhjetor.

Ne diten e dyte te vizites dhe takimeve ne Londer, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se ka marre garancine per nenshkrimin nga ana e mbretereshes.

“Me date 10 dhjetor, mbreteresha do te firmose protokollin e anetaresimit te Shqiperise. Britania eshte nje nder mbeshteteset me te forta per integrimin ne NATO te Ballkanit”, ka deklaruar Topalli.

Kryeparlamentarja ishte sot e ftuara e nderit e kryetarit te Dhomes se Komunave Michael Martin, i cili se bashku me anetaret e tjere ka ngritur shqetesimin e Britanise per zhvillim korrekt te zgjedhjeve te ardhshme.

“Vitin tjeter ne Shqiperi do te zhvillohen zgjedhjet dhe une shpresoj qe ato te jene demokratike”, ka deklaruar anetari i Dhomes, John Gordan.

Me pas Topalli ka marre pjese edhe ne nje takim me studente britanike e shqiptare qe studiojne ne Londer, te cileve u ka shprehur synimet e Shqiperise per te arritur sa me shpejt integrimin ne BE dhe NATO.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›