E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalipi: Serbët këmbëkryq në ekonominë shqiptare

Alfred Dalipi është shprehur sot se serbët janë protagonistë të të gjitha projekteve qeveritare shqiptare. Sipas tij informatizimi i shkollave po bëhet nga kompani serbe, ndërkohë që edhe energjia importohej nga kompani serbe 

TIRANE- Ekonomia shqiptare po zaptohet nga serbët. Këto janë akuzat e ngritura sot nga Partia Socialiste. “Asnjëherë më shumë se sot serbët nuk kanë qenë prezent në ekonominë shqiptare. Informatizimin e shkollave nga Konispoli deri Tropojë po e bëjnë kompanitë serbe me paratë e taksapagueseve shqiptarë, dhe jo Bill Gate ashtu siç u prezantua nga Kryeministri”- tha Alfred Dalipi, përfaqësues i PS-së.

Dalipi ka shtuar gjithashtu se Lulëzim Berisha akuzohet se ka shkaktuar 232 milionë euro dëme ndërkohë që mbrohet politikisht nga kryeministri.

Sipas Dalipit, ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili ka vlerësuar se Ministri Lul Basha, që gëzon mbështetje të plotë të Kryeministrit Berisha, edhe pse ka zbatuar vullnetin e këtij të fundit për të vjedhur është kallëzuar në Prokurori si përgjegjësi kryesor për dëmin e shkaktuar arkës së shtetit shqiptar në shumën 232 milion euro.

“Ministri pa imunitet Lulzim Basha sipas deklaratës së Kryeministrit është sulmuar politikisht dhe do të mbrohet politikisht. Nga sa thashë më sipër e vetmja akuzë që unë kam dëgjuar dhe që mendoj se është më shumë politike se financiare është ajo se Lul Basha ish ministër transportesh ka transportuar dhe trafikuar patriotizmin e shqiptarëve për interesa të familjes politike me mbështetjen e plotë dhe vullnetin e Kryeministrit të vendit dhe familjes së tij biologjike”- tha Dalipi.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›