Durrës, vjedh paratë e të atit, arrestohet 24 vjecari
DURRES- E arrestojnë se vodhi paratë e babait të tij dhe tashmë do të përballet me togat e zeza me akuzën e vjedhjes.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën gjatë orëve të pasdites kur Tomor Kola 24 vjeç lindur në Pukë e banor në fshatin Shën Vlash të Durrësit ka hyrë në banesën e Zekë Kolës, babait të tij me të cilin jetonte i ndarë. Pasi është futur në brendësi të banesës në kohën kur aty nuk ndodhej njeri ka hapur me thyerje një kasafortë në të cilën ka marrë prej andej shumën prej 200 miljë lekësh dhe më pas është larguar. Kasaforta ndodhej në dhomën e gjumit të prindërve të tij.
Zekë Kola ka depozituar kallzim penal në polici dhe agjentët e saj pas disa orëve nuk e patën të vështirë që të shkonin në gjurmët e autorit i cili ishte pikërisht Tomori djali i Zekës.
Tomori është arrestuar dhe do të përballet me togat e zeza me akuzën e vjedhjes.
Sipas grupit hetimor autori i vjedhjes ishte i martuar dhe me 3 klasë shkollë.
(O.Zh/BalkanWeb)