E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO Do reagojme serish ndaj dhunes


Pas ngjarjeve të së martës në veri të Kosovës, komanda e NATO-s në këtë vend ka deklaruar se do të veprojë sërish ndaj protestuesve të dhunshëm.

“NATO njeh të drejtën për protesta paqësore e të ligjshme, por bllokimi i trafikut përmes barrikadave dëmton tregtarët dhe konsumatorët, si dhe krijon një situatë të rrezikshme që kërkon reagime emergjente”, thuhet në një komunikatë.

Aleanca vlerëson se, kur protestat kthehen në akte dhune dhe pengohet liria e lëvizjes, “NATO duhet të veprojë”.

Reagimi i komandës së NATO-s vjen pas trazirave të së martës në veri të Kosovës, ku disa ushtarë NATO njeh të drejtën për protesta paqësore, por bllokimi i trafikut përmes barrikadave dëmton tregtarët dhe konsumatorët, si dhe krijon një situatë të rrezikshme që kërkon reagime emergjente

Komanda e NATO-s, Kosovë
të KFOR-it u përleshën me disa protestues serbë.

EULEX: Hetim ngjarjeve të fundit

Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka thënë se prokurorët e misionit të BE-së do të hetojnë ngjarjet në pikëkalimin e Jarinjes.

“Prokurorët e EULEX-it do të hetojnë rrethanat e zhvillimeve në Jarinje. Nga kjo do të varet se cili do të jetë rrethi i hetimit dhe kush do të merret në pyetje", tha zëdhënësi.

Ai shtoi se aksioni është pjesë e operacionit të përbashkët me EULEX-in. EULEX dhe KFOR kanë kryer aksionin e përbashkët të vënies nën kontroll të kalimit pranë Jarinjës.

Përleshja nisi pasi KFOR-i bllokoi rrugën alternative të cilën serbët lokalë e kishin hapur ilegalisht për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Pas bllokimit të rrugës serbët e revoltuar nisën të gjuanin me gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, që u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke përdorur plumba gome.

Bashkimi Europian e dënoi fuqishëm incidentin dhe bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët, ndërkohë që shprehu përkrahje të plotë ndaj forcave të KFOR-it dhe misionit të BE-së për të hequr barrikadat serbe.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ahmeti: Jo ndryshim kufijsh
Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell pasoja të rënda për gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili ka dënuar ashpër incidentet e fundit në Veri të Kosovës.
Incidenti në Qeshmellug
Ahmet Prishtina është vetëm njëri nga 40 punonjësit të cilët u sulmuan mëngjesin e së mërkurës teksa po pastronin lumin Ibër, përkatësisht në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës. SHBA-BE: Mbështetje aksionit të Kosovës
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit. Pirateria, superaksion në Kosovë
Një superaksion i policisë së Kosovës kundër piraterisë televizive u zhvillua gjatë ditës së mërkurë në mbarë Kosovën. Mbi 150 zyrtarë policorë u angazhuan në bastisje në të gjithë territorin kosovar. Kosovë, gjoba për ndërmarrjet ndotëse
Qeveria e Prishtinës ka nisur një politikë të re për të frenuar degradimin e ambjentit në vend.

Lajmet kryesore

Apartamentet e Tiranës
Harta e çmimeve për rivlerësimin e pronës
Konkurrenca: Problem përdorimi i kasave
Banorët e Tiranës, të ardhur nga rrethet
Vrasjet e rënda, pa autor!
KE: Shqipëria njësoj si Bosnja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›