E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-BE Mbeshtetje aksionit te Kosoves


Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit.

Kështu thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga qeveria e Kosovës, në të cilën jepen detaje mbi takimin e zhvilluar mes ndërmjetësit të BE-së për dialogun teknik me Serbinë, Robert Cooper, ndihmësit kryesor të nënsekretarit amerikan të Shtetit Philip Reeker dhe shefes së delegacionit kosovar, Edita Tahiri.

“Në këtë takim u konstatua se ky raund i dialogut u anulua për faj të palës serbe, e cila u tërhoq pasi dështoi në imponimin e temave të Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit

Qeveria e Kosovës bisedimeve, duke shkelur kështu detyrimet e marra nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për dialogun dhe parimet evropiane”, thuhet në komunikatë.

Sipas dokumentit, zëvendëskryeministrja Tahiri shtroi për diskutim bllokimin e implementimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe dorëzoi raportin zyrtar të qeverisë së Kosovës për këtë cështje.

Ajo theksoi se, pala kosovare ka qenë dhe mbetet e angazhuar për suksesin e dialogut teknik, por vlerësoi se celësi i suksesit të dialogut është implementimi i marrëveshjeve.

Në komunikatë thuhet më tej se, në takimin me zotin Cooper dhe përfaqësuesin e zotit Reeker, pala kosovare kërkoi që Kosova, “për arritjet e saj në dialog”, të ketë marrëdhënie kontraktuale me BE-në.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ahmeti: Jo ndryshim kufijsh
Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell pasoja të rënda për gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili ka dënuar ashpër incidentet e fundit në Veri të Kosovës.
Incidenti në Qeshmellug
Ahmet Prishtina është vetëm njëri nga 40 punonjësit të cilët u sulmuan mëngjesin e së mërkurës teksa po pastronin lumin Ibër, përkatësisht në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Pirateria, superaksion në Kosovë
Një superaksion i policisë së Kosovës kundër piraterisë televizive u zhvillua gjatë ditës së mërkurë në mbarë Kosovën. Mbi 150 zyrtarë policorë u angazhuan në bastisje në të gjithë territorin kosovar. NATO: Do reagojmë sërish ndaj dhunës
Pas ngjarjeve të së martës në veri të Kosovës, komanda e NATO-s në këtë vend ka deklaruar se do të veprojë sërish ndaj protestuesve të dhunshëm. Kosovë, gjoba për ndërmarrjet ndotëse
Qeveria e Prishtinës ka nisur një politikë të re për të frenuar degradimin e ambjentit në vend.

Lajmet kryesore

Apartamentet e Tiranës
Harta e çmimeve për rivlerësimin e pronës
Konkurrenca: Problem përdorimi i kasave
Banorët e Tiranës, të ardhur nga rrethet
Vrasjet e rënda, pa autor!
KE: Shqipëria njësoj si Bosnja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›