Ahmeti Jo ndryshim kufijsh

Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell pasoja të rënda për gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili ka dënuar ashpër incidentet e fundit në Veri të Kosovës.
Ahmeti ka thënë se përpjekjet e Beogradit për të dëmtuar shtetësinë e Kosovës janë të destinuara të dështojnë. Ai ka apeluar për përmbajtje dhe respektim të sundimit të ligjit në gjithë territorin e vendit.
“Unë nuk mendoj që në këtë situatë duhet të bëhen eksperimente me paqen, unë nuk mendoj që në këtë situatë duhet të bëhen eksperimente me të arriturat e 12 viteve të fundit në drejtim të instalimit të paqes në Kosovë dhe orientimit të Ballkanit perëndimorë për të qenë pjesë e NATO-së dhe Europës së bashkuar”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Për situatën e fundit në në Veri të Kosovës, Ahmeti ka biseduar të mërkurën me ambasadorin kosovar në Maqedoni, Skender Durmishi. Ky i fundit ka njoftuar Ahmetin për vendosmërinë e Prishtinës për të vendosur rendin dhe ligjin në Veri të vendit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Incidenti në Qeshmellug
Ahmet Prishtina është vetëm njëri nga 40 punonjësit të cilët u sulmuan mëngjesin e së mërkurës teksa po pastronin lumin Ibër, përkatësisht në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës. SHBA-BE: Mbështetje aksionit të Kosovës
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit. Pirateria, superaksion në Kosovë
Një superaksion i policisë së Kosovës kundër piraterisë televizive u zhvillua gjatë ditës së mërkurë në mbarë Kosovën. Mbi 150 zyrtarë policorë u angazhuan në bastisje në të gjithë territorin kosovar. NATO: Do reagojmë sërish ndaj dhunës
Pas ngjarjeve të së martës në veri të Kosovës, komanda e NATO-s në këtë vend ka deklaruar se do të veprojë sërish ndaj protestuesve të dhunshëm. Kosovë, gjoba për ndërmarrjet ndotëse
Qeveria e Prishtinës ka nisur një politikë të re për të frenuar degradimin e ambjentit në vend.
Lajmet kryesore
Apartamentet e Tiranës
Harta e çmimeve për rivlerësimin e pronës
Konkurrenca: Problem përdorimi i kasave
Banorët e Tiranës, të ardhur nga rrethet
Vrasjet e rënda, pa autor!
KE: Shqipëria njësoj si Bosnja