E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Gaddafi ka humbur kontrollin

Muamar Gadafi, sipas vlerësimeve të NATO-s ka humbur kontrollin edhe mbi trupat e fundit të mbetura në vend. Gadafi nuk i kontrollon më ushtarët dhe nuk jep më urdhra, tha aleanca perëndimore e mbrojtjes. Ministri i ri libian i Mbrojtjes Dshalal el Digheili tha në Tripoli, se fundi i luftës është pranë.
“Ka edhe pak rezistencë, por ajo nuk pritet të zgjasë. Luftëtarë të Këshillit Tranzitor kanë luftuar prej katër javësh në qytetin e lindjes së Gaddafit, Sirte.
Edhe në qytetin Bani Walid në shkretëtirë pati luftime të ashpra mes besnikëve të ish-diktatorit dhe forcave të Këshillit Tranzitor. Vendndodhja e Gaddafi-t ende nuk dihet”, tha el Digheili.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›