E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-Gaddafi-t Duam fakte jo fjale

“Duhen fakte, jo fjalë”. Kështu NATO i është përgjigjur liderit libik Muammar Gaddafi, i cili i propozoi Aleancës negociata për të ndalur sulmet ajrore.

“Operacionet e NATO-s do të vazhdojnë derisa sulmet dhe kërcënimet ndaj civilëve nuk do të ndalin”, ka deklaruar një funksionar i lartë.

Aleanca e akuzon kolonelin se ka bombarduar Misratën në të njëjtat orë kur bënte propozimin për armëpushim.

Një oficer amerikan deklaroi gjithashtu dje se, lideri po minonte portin e qytetit në fjalë për të penguar hyrjen e ndihmave humanitare.

Në fjalimin e tij televiziv, Gaddafi deklaroi ndër të tjera se askush nuk mund ta detyrojë atë që të braktisë vendin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›