E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Piloti afgan nuk kishte lidhje me talebanët

Piloti afgan që vrau tetë ushtarë dhe një kontraktues amerikan në një bazë ushtarake në Afganistan nuk ka lidhje me talebanët.

Përmes një komunikate për shtyp NATO-ja njofton se "në këtë fazë të hetimeve nuk është zbuluar asnjë lidhje e sulmuesit me talebanët". Sulmuesi, një pilot afgan 45 vjeçar, para se të qëllonte pati mosmarrëveshje me trupat amerikane. Më pas ai vrau veten.

Talebanët morrën përsipër përgjegjësinë për incidentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›