A/H1N1 Pipero: Nuk përballojmë dot analizat e të gjitha mostrave

Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik nuk ka kapacitetet e mjaftueshme për të përballuar numrin e lartë të mostrave për analizat e gripit të derrave. Sipas mjekut infeksionist, Pëllumb Pipero, këto analiza duhet të mbërrijnë brenda ditës, pasi në rast se vërtetohet prania e virusit të tipit A, duhet të nisë trajtimi i pacientit me tamiflu. Pas 48 orëve nga shfaqja e simptomave, trajtimi me këtë medikament është i paefektshëm. Por, sipas Piperos, ndodh që në shumë raste ISHP ka kthyer përgjigjien për analizën që vërteton virusin e tipit A, pasi pacienti ka dalë nga spitali.
Në këto kushte, Pipero deklaron se mjekët janë të detyruar të marrin vetë vendimin për trajtim me tamiflu të pacientit të dyshuar, bazuar të shenjat klinike dhe epidemiologjike
ISHP nga mostrat e marra tek pacientët e dyshuar si bartës të gripit ët derrave, bën konfirmimin ose jo të tipit A të virusit. Nëse mostra rezulton pozitive, këto analiza dërgohen për të vërtetuar H1N1-in në laboratorin e referencës në Rumani. Deri më tani kemi 8 raste të konfirmuar me grip derrash, 13 të dyshuar dhe qindra mostra të ekzaminim e sipër.