NATO SHBA Jo me financime aleateve

Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka paralajmëruar aleatët evropianë të NATO-s se SHBA nuk do të mbulojnë më shpenzimet e tyre ushtarake.
Leon Panetta tha se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara tek shkurtimi me 450 miliardë dollarë i buxhetit të mbrojtjes në dekadën e ardhshme.
Ai u bëri thirrje partnerëve evropianë që të mos përsërisin gabimet e së kaluarës, duke “gërryer” forcat e tyre përmes fushatave ushtarake.
Zoti Panetta foli në Bruksel përpara bisedimeve me homologët e vendeve anëtare të NATO-s.
Ai po zhvillon një tur që e ka Ne po përballemi me shkurtime dramatike që do të kenë ndikime serioze tek kapacitetet e NATO-s
Leon Panetta
Sekretari amerikan i Mbrojtjes cuar në Izrael, Egjipt dhe tani në Evropë, për herë të parë që nga emërimi si sekretar i Mbrojtjes në korrik.
Ish-shefi i CIA-s e bëri paralajmërimin e tij në një kohë kur masat kundër krizës financiare po diskutohen në të dyja anët e Atlantikut.
Ai tha se konfliktet në Libi dhe Afganistan kanë nxjerrë në pah mangësitë në kapacitetet e Aleancës, mes të cilave ato për karburantin e avionëve të telekomanduar, për karburantin e aeroplanmbajtëseve, municionet dhe transportet strategjike.
Panetta u bëri thirrje aleatëve që të bashkëpunojnë më ngushtë dhe të bashkojnë burimet e tyre financiare në mënyrë që këto boshllëqe të mbushen.
“Shumë vende mund të mendojnë se buxheti i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara është aq i madh sa mund të mbulojë edhe mungesat e Aleancës, por mos e bëni këtë gabim. Ne po përballemi me shkurtime dramatike që do të kenë ndikime serioze tek kapacitetet e NATO-s”, tha Panetta.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Vdes në moshën 56 vjecare gjeniu i Apple
Withers: Themi vetëm të vërtetën!
Itali, protesta kundër ligjit të përgjimeve
Sarah Palin tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë
Withers, tre vitet e ambasadorit