E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje vit me qeveri apo mireqeverisje

Nje vit me pare parlamenti miratoi programin dhe perberjen e qeverise se re te kompzuar midis Partise Demokratike
dhe Levizja Socialiste per Integrim. Ne dallim nga te gjitha qeverite e deritanishme kabineti i shtatorit 2009 shenoi rastin e pare te bashkeqeverisjes midis dy partive te spektrit te kundert politik PD-se se djathte dhe LSI-se se majte. Ne qeveri u perfaqesua nje fraksion kritik i PBDNJ dhe jashte saj u la aleati elektoral dhe risia e zgjedhjeve 2009 grupimi politik i komunitetit cam ne Shqiperi. Ne emerimin e ministrave kriter baze u be promovimi i figurave politike kryetare partish aleate dhe figurat kryesore drejtuese ne PD duke paralajmeruar nje qeverisje politike larg modelit teknicient te mandatit te dyte demokrat 1996-1997.
Pas nje viti Shqiperia ka qeveri ka parlament ka parti politike por ajo vijon te kete gjithashtu nje krize politike per opoziten / ngerc politik per mazhorancen e cila dominoi jeten politike njevjecare. Shtatori 2010 do te duhej te ishte periudhe bilanci politik per te gjithe aktoret mazhoranca nese po funksionon qeveria nese po mban premtimet partite politike nese jane ne vendin e rolin e tyre opoziten nese do hyje realisht ne institucione dhe te gjithe se bashku nese do te vijojne te vendosin interesat e tyre ditore mbi interesat e medha te reformave dhe integrimit te Shqiperise. Shtatori ka nisur por nuk kemi asnje shenje reflektimi dhe asnje perpjekje per bilanc politik. Palet ndodhen aty ku ishin nje vit me pare te ndara arrogante refuzuese duke prodhuar shume fjale e propogande pak vepra konkrete dhe produkte qytetare.
Nje vit pas zgjedhjeve Shqiperia e meriton te mesoje nese vendi ka qeveri apo qeverisje. Te kesh qeveri dmth te kesh kryeminister ministra zvministra zyrtare civile administrate polici tatimore doganiere mesues mjeke etj te cilet shkojne diku ne pune kane poste dhe zyra dhe ne menyre periodike paguhen nga taksat publike dhe te ardhurat e shtetit. Te kesh qeverisje dmth te kete jete institucionale te kete reforma debate politike e profesionale ndryshime strukturore e administrative ligje dhe akte nenligjore pra qe te gjithe zyrtaret e mesiperm te mos paguhen thjesht per shkak te postit por per shkak te merires aftesise dhe produktit ligjor administrativ e publik qe prodhojne. Bilanci i nje viti flet dukshem se Shqiperia nuk ka nje sistem qeverisje efektive.
Arsyet mund te jene objektive koalicioni nuk ka vota per ligje reformatore nuk miraton asnje ligj themelor energjite e qeverise gjate nje viti u adresuan tek frenimi I aksionit politik postelektoral te opozites financat e shtetit jane minimale vete sistemi po ndeshet me akte korruptive dhe abuzive prej zyrtareve dhe nepunesve ne cdo nivel. Arsyet mund te jene dhe subjektive politika shqiptare nuk ka me aftesine te prodhoje politike ajo mbetet peng i qeverisjes se shifrave nuk mund te behen ndryshime ministrash nuk ka nje strategji qeverisjeje nuk ka nje program punesh me afate konkrete nuk ka mjete financiare ne dispozicion dhe mbi te gjitha nuk ka vullnet politik per te mireqeverisur vendin.
Formalisht qeveria ka defekte themelore. Ajo paraqitet si qeverisje e nje individi cdo sukses e vendim i adresohet vetem titullarit te saj shume vendime nuk jane transparente per publikun vendimmarrja lidhet me ide e interesa te momentit jo me nje draft te programuar shume nisma te saj jane refuzuar nga gjykata kushtetuese ajo e ka bazuar ekzistencen e saj ne aktivitete dytesore jopolitike sic jane punimet ne rruge te kufizuara rurale investimet e coptuara mbi baze komunash etj dhe se vete qeveria harxhon me shume energji per imazhin publik propaganden dhe luften politike sesa per ushtrimin e funksioneve te saj kushtetuese. Politikisht qeveria paraqet edhe me shume defekte. Ajo nuk ka nje axhende politike publike sic ka ne cdo vend nje qeveri koalicioni nuk ka mbledhur asnjehere tryezen e artnereve te koalicionit nuk ka arritur te miratoje asnje vendim reformator ne parlament per shkak te brishtesise parlamentare nuk ben dot asnje korrigjim ne emerim/shkarkim ministrash ka coptuar administraten ne parcela besnikesh per aleatet ne qeveri LSI 20 ka probleme me partneret tane kryesore BE NATO e sidomos SHBAdhe se nuk arrin te ngjalle besim e shprese as tek vete mbeshtetesit e saj. Per me teper parlamenti nuk ka qene e nuk eshte efektiv ne funksionin legjislativ institicionet e tjera politike te qeverisjes reflektojne po ate brishtesi e amnezi.
Kriza e identitetit qeverises eshte aq i dukshem saqe vete qeveria mbetet unike kur cdo dite ankohet per opoziten dhe kritiket e saj pse ata nuk e lavderojne punen e qeverise nje koncept ky parademokratik. Nje qeveri efektive nuk ka pse ankohet gjithmone per opoziten ajo dhe jo opozita eshte mandatuar per te qeverisur nga ajo presin qytetaret. Opozita mund ta ndihmoje ose mund ta pengoje dhe ne fakt opozita aktuale me dashje apo pa dashje i ka bere te dyja keto role.
Eumlshte koha qe publiku te marre nje pergjigje politike. Kjo nuk behet duke iu larguar analizes dhe bilancit politik dhe as duke zevendesuar nje minister edhe pse ai eshte i vetmi zyrtar ne boten demokratike qe fiton 1.8 milion euro me nje operacion sekseresh. Mazhoranca duhet te vendose vete per fatin e qeverisjes dhe bashke me te edhe te saj. Me pas ajo duhet te tregoje nese ka vendosur te shtyje ditet ne karriget e zyres ne pritje te humbjes se pushtetit ne zgjedhjet e radhes apo i kane mbetur ende energji force ide vizion e vullnet per te mireqeverisur vendin. Sepse ne nuk duam te jemi te vetmit ne Europe e bote sic mburrej regjimi i djeshem e qeveria e sotme por duam te jemi si gjithe te tjeret ne Europe sic nuk na beri regjimi dje dhe nuk po na ben qeveria e sotme. Shqiperia kerkon qeverisje Shqiperia meriton qeverisjen e mire edhe sepse gjate nje shekulli ndash shtet gjithnje ka patur qeveri nderkohe qe vitet e mireqeverisjes numerohen me gishta.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›