NATO bashkon politikën shqiptare
Kuvendi i Shqipërisë çeli dje punimet e Sesionit të 6-të parlamentar të Legjislaturës së XVII-të, nën drejtimin e Kryetares, Jozefina Topalli. Përpara fillimit të seancës plenare deputetëve dhe gazetarëve iu shpërnda Manuali i Kuvendit të Shqipërisë për Legjislaturën XVII, një botim me materiale informuese mbi Kuvendin dhe deputetët. Ndërkaq, kryeparlamentarja Topalli, gjatë fjalës së saj u shpreh se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet tu tregojnë qytetarëve shqiptarë, po jo vetëm atyre, se me vullnetin tonë për bashkëpunim në reforma, me dëshirën e mirë të përbashkët për progres, asgjë, e përsëris, asgjë nuk është e pamundur.