E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO dhe hera e pare e opozites

Nga Valentina Leskaj

Instituti i Studimeve Nderkombetare, jo vetem me konferencat po edhe me nje sere botimesh e vrojtimesh na kane dhene mundesi per nje vleresim realist e jopartizan te ceshtjeve te integrimit. Padyshim qe konferenca e sotme ka nje vecanti per ne, po edhe per vete NATO-n. Zhvillohet ne nje kontekst shume te rendesishem per Shqiperine qe ne Prill pritet te behet pjese e Aleances se Atlantikut, nderkohe qe Aleanca e perjeton zgjerimin e saje te gjashte, ne prag te gjashtedhjete vjetorit.

Zgjerimi ne rajonin e Ballkanit me Shqiperine, Kroacine ne fakt Maqedonia gjithashtu eshte e gatshme, pavaresisht veshtiresive te krijuara per shkak te emrit, padyshim qe eshte shume i rendesishem per vete historine e afert e te larget te rajonit, i cili ka qene nje nga vatrat me te nxehta.

Ne keto kushte anetaresimi i Shqiperise dhe Kroacise, jo vetem rrit sigurine e rajonit po njeheresh na ve ne rolin e kontributoreve te sigurise. Nderkohe, jemi ne kushtet e nje harte te re te Ballkanit me nje shtet te ri, Kosoven e pavarur qe gjithashtu ka forcuar te ardhmen e perbashket integruese te rajonit. Shqiperia ka qene faktor stabiliteti ne rajon dhe nje nga vendet e para, pas rrezimit te komunizmit, qe kerkoi anetaresimin ne NATO dhe kjo eshte e kuptueshme per nje vend, qe perjetoi me shume se cdo vend tjeter izolimin e gjate nga bota demokratike, qe perjetoi privimin, mungesen e lirive dhe te drejtave njerezore.

Padyshim qe marrja e fteses, ratifikimi ne nje kohe te shkurter nga parlamentet e 26 vendeve te NATO-s dhe anetaresimi, qe pritet ne muajin Prill, jane nje mbeshtetje dhe konfirmim i partneritetit strategjik dhe marredhenieve te shkelqyera me SHBA dhe vende te tjera te aleances, te cilave ne shqiptaret duhet t'u jemi mirenjohes.

Ne fakt ajo qe na solli deri ketu ka qene nje kontribut i perbashket, kur them nje kontribut i perbashket nuk kam parasysh vetem politiken, por gjithe shoqerine shqiptare, qytetaret e ketij vendi qe i kane dhene mbeshtetjen me te gjere procesit te integrimit si askund tjeter.

Gjithsesi kete here politika shqiptare edhe pse me vonese u be shprehese e konsensusit te gjere te popullit shqiptar, per anetaresimin ne NATO, me konsensusin e arritur per reformat, qe mundesuan marrjen e fteses.

Eshte per here te pare qe nje opozite behet kontributore direkte e procesit duke u bere nismetare e rezolutes per anetaresimin e vendit ne NATO, (qe u miratua me konsensus nga Kuvendi ne Janar te vitit 2007), e ne vijim me angazhimin ne dy reforma: ne reformen zgjedhore dhe ate ne drejtesi.

Kjo qasje e re e nje opozite jo refuzuese po ofruese, madje udheheqese e proceseve te siper permendura, pervec nje rekordi pozitiv per anetaresimin, krijoi nje klime te re politike ne vend, te vleresuar nga gjithe partneret tane nderkombetare.

Klima e krijuar na mundeson dhe sinergjine e nevojshme per te perballuar me sukses sfidat qe kemi perpara pasi anetaresimi i Shqiperise ne NATO, qe pritet te vije ne Samitin e Prillit, mbeshtetet me shume ne pritshmerite.

Mbeshtetet me shume ne pritshmerite, sidomos per sa i perket ceshtjeve te tilla, qe jane fondamente per te qene anetare ne nje aleance te vlerave e qe lidhen me thellimin e reformave, me sundimin e ligjit, me luften ndaj krimit te organizuar, korrupsionit e trafiqeve dhe ceshtje te tjera.

Ne Samitin e Bukureshtit, duke iu referuar Shqiperise e Kroacise qe moren ftesen per ne NATO, Presidenti Bush tha se keto vende jane gati per te marre pergjegjesi.

Ne fakt, ne radhe te pare politikes Shqiptare do t'i duhet te demonstroje pjekuri e kapacitete per t'i mbajtur keto pergjegjesi.

Ceshtja e integrimit nuk eshte ceshtje e plotesimit te nje liste ligjesh apo pragu buxhetesh per t'ua treguar partnereve, eshte se pari ceshtja e berjes se reformave te qendrueshme dhe zbatimit te ligjit qe jane hallkat e dobeta te zinxhirit.

Nje vend i NATOS nuk mund te prodhoje paqendrueshmeri ne reforma e cila para se gjithash, ka te beje me cilesine e tyre.

Ka te beje me faktin qe ligjet nuk mund te behen per te perdorur sistemin per interesa te pervecme, po per ta reformuar realisht ate. Duhet bere ndarje e qarte mes ketyre dy qasjeve, padyshim qe kjo kerkon vullnet te forte. Sfida ndaj korrupsionit, krimit te organizuar, sundimi i ligjit, raportet me institucionet e pavarura mbeten sfida jone afatgjate. Prova e seriozitetit mbetet per t'u verifikuar se pari me zgjedhjet e ardhshme te 28 Qershorit. Natyrisht eshte e palejueshme qe ne sot te diskutojme cilesine e zgjedhjeve, per shkak te rrezikut qe prodhon vonesa ne kartat e identitetit.

Ne flasim sot per reforma qe jane bazike, pragu minimal per nje sistem demokratik e qe lidhen me demokracine funksionale; me reformen ne drejtesi, qe ka mbetur ne mes te rruges dhe nje sistem drejtesie te pavarur; me zgjedhje te lira e te ndershme nderkohe qe Shqiperia duhet te pergatitet per sfida me te medha si anetare e ardhshme ne NATO.

Sot, vete NATO ka adoptuar sfida te reja qe fillojne me ceshtjet e krizes ekonomike boterore, ceshtje te sigurise se energjise qe po transformohet nga nje ceshtje ekonomike ne nje ceshtje te sigurise, (ceshtja mes Rusise dhe Ukraines dhe energjia eshte vetem nje shenje e ketij problemi), ceshtje te sigurise, mjedisit, qe jemi ende larg (edhe pse ketu flitet per energji nukleare), deri te ceshtjet gender.

Qasja e re e politikes amerikane me administraten e Presidentit Obama, eshte per zgjidhje te perbashketa. Qe ta arrish kete do te thote te ngrihesh ne nivelin e pergjegjesive te vendeve anetare, si ne ceshtjet e brendshme edhe ne ato rajonale e me gjere.

A jemi ne gati per kete? Natyrisht vetem vullneti nuk mjafton. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO, eshte vertet nje arritje e madhe po njeheresh edhe pergjegjesi e jashtezakonshme ne radhe te pare e politikes ne vend, per te qene jo nje numer me shume ne Aleance, por nje vlere e shtuar dhe kjo eshte nje pergjegjesi historike.

* Fjala e mbajtur dje, ne Konferencen e Sigurise organizuar nga Instituti Nderkombetar i Studimeve Nderkombetare, ne bashkepunim me Ambasaden Amerikane


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›