E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenon per hakmarrje, arrestohet

Perfundon ne pranga pasi kercenoi nje qytetar me pistolete. Policia e Elbasanit arrestoi dje 20-vjecarin Dionis Qevani me banim ne lagjen "11 Nentori" pasi ka kercenuar me arme per motive te dobeta 22-vjecarin A.E. me banim ne lagjen "Aqif Pasha". Ngjarja ka ndodhur prane xhamise se lagjes "11 Nentori". I riu ka nxjerre pistoleten dhe ka kercenuar kundershtarin duke i thene se do ta vriste. Pas konfliktit, 22-vjecari ka bere kallezim penal dhe policia e prangosi Dionis Qevanin, nen akuzen e kanosjes serioze per hakmarrje. Ne cilesine e proves eshte sekuestruar nje pistolete tip "Zastava". Hetimi nxori se grindja mes te rinjsh ka ndodhur per shkak te konflikteve te meparshme qe kane pasur mes tyre. F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›