E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Marubi", konflikt per "Kinostudion"

Me nje vendim te Keshillit te Ministrave te tetorit 2008 eshte kerkuar lirimi i ambienteve te perdorura nga Akademia e Multimedias "Marubi". Nderkohe drejtoria e "Albafilm", thote se nuk ka patur kontrate dhe se territoret e ish-Kinostudios jane zene ne menyre te padrejte duke kerkuar lirimin e tyre ne perputhje me ligjin. Por dje, ne nje dalje publike, rektori i kesaj Akademie e ka quajtur kete vendim si sulm qe i behet kultures nga qeveria. Ne deklaraten e tij, kineasti i njohur Kujtim Cashku, vleresoi se qeveria duhet te jete me e ndjeshme ndaj kultures. Kurse shtoi se ai s'ka kerkuar prone, por qe ish-Kinostudioja te ruaje identitetin e vet, si nje institucion me rendesi kombetare. "Me lejoni t'i bej me dije opinionit publik, aktin terrorist qe po ndermerret ndaj Akademise. Ne baze te nje VKM-je urdherohem qe te liroje ambientet e shkolles brenda ores 13.00 te dites se shtune", - detajoi kineasti Cashku, rektor i Akademise "Marubi". Kurse pergjigja e ardhur nga drejtori i "Alba Film, Fatmir Musaj, ishte: "Marubi" duhet te trajtohet si te gjitha bizneset e tjera, ne perputhje me ligjet e shtetit".

Fotolajm


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›