Data e zgjedhjeve, Sejdiu zhvillon bisedimet e fundit
Prishtinë -Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka ftuar për sot pasdite një takim me udhëheqësit e partive politike të Kosovës, i cili pritet të jetë përmbyllës në konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale. Konsultimet kanë filluar nga mesi i majit dhe kanë vazhduar me takime të ndara me partitë politike.
Partë opozitare dje kanë dalë me kërkesën e përbashkët që zgjedhjet lokale të mbahen më 18 ose 25 tetor, ndërsa sipas njoftimeve të deritashme pozita preferon gjysmën e parë të nëntorit. Zgjedhjet e kaluara në Kosovë janë mbajtur më 17 nëntor 2007, në të njëjtën ditë parlamentare dhe lokale. Zgjedhjet lokale të këtij viti do të jenë të parat në shtetin e pavarur dhe me kompetenca të plota vendore në organizim.