NATO ende asnje vendim per ndihme ne Shqiperi

Gazeta Shqip u interesua dje ne kancelarine qendrore te NATO-s ne Bruksel ku ka kontaktuar me zyren e shtypit duke kerkuar nje pergjigje zyrtare ne lidhje me kerkesen e Shqiperise. Duke qene dite e diel ku normalisht kishte nje numer te kufizuar zyrtaresh gjithsesi perfaqesuesit pergjegjes bene te ditur se nuk ka pasur ende nje vendim zyrtar apo mbledhje qe te kete vendosur per nje ndihme logjistike apo edhe monetare ndaj Shqiperise.
Nje zyrtar i zyres se shtypit te NATO-s i tha Shqip se gjithcka pritet te ndodhe gjate dites se sotme kur ndoshta mund te mblidhet Keshilli i Ambasadoreveorgani drejtues nen drejtimin e Sekretarit te Pergjithshem te Aleances se Atlantikut te Veriut Anders Fogh Rasmussen.
Ministri i Mbrojtjes se Shqiperise Arben Imami kerkoi dy dite me pare ndihme nga NATO kryesisht me mjete logjistike per te hyre ne zonen e Velipojes ku trupat shqiptare nuk e kishin kete mundesi. Ne fakt eshte hera e pare qe pergjigja e komunitetit nderkombetar ka qene kaq e ngadalte ndaj SOS-it shqiptar per te ndihmuar.
Nuk ka ndodhur keshtu ne krizat e kaluara humanitare ku ne fakt Europa apo vendet fqinje rrezikoheshin nga nje vershim eksodi ndaj shqiptareve. Por kete here duket se kjo ceshtje nuk eshte me emergjente.