E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO formeson te ardhmen ne Lisbone

Radio Evropa e Lire

Mbrojtja raketore Afganistani dhe koncepti i ri strategjik i NATO-s do te jene ne krye te axhendes ne samitin vjetor te kesaj aleance ne Lisbone. Me konfirmimin e pjesemarrjes se Presidentit rus Dimitri Medvedev relacionet komplekse te NATO-s me Mosken pritet te jene ne qender te vemendjes.

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fog Rasmusen pret qe takimi i Lisbones te jete nje nga me te rendesishmit ne historine 61-vjecare te aleances. Bazuar ne keto rezultate konkrete - konceptit te ri strategjik fillimit te nje faze te re ne Afganistan dhe fillimit te raporteve te reja me Rusine - samiti i Lisbones do te jete thelbesor. Do te formesoje te ardhmen e aleances sone. Do te perforcoje themelet qe e bene NATO-n aleancen me te suksesshme ne histori - thote Rasmusen.

Sipas raporteve te mediave 28 shtetet anetare te NATO-s jane afer arritjes se nje marreveshjeje per sistemin e ri te mbrojtjes raketore balistike. Sistemi i ri do ta zevendesoje ate te mehershmin te cilin Presidenti Barak Obama e flaku vitin e kaluar per shkak te realizimit teknik dhe kundershtimit te fuqishem te Rusise.

Aleanca po perpiqet ta binde Rusine te marre pjese ne ristrukturimin e sistemit mbrojtes raketor si pjese e riafrimit me Mosken. Shtetet e Bashkuara te Amerikes po kerkojne rivendosjen e raporteve me Rusine sic kane bere aleatet si Gjermania dhe Franca.

Sesioni NATO-Keshilli i Rusise do te jete i pari ne te cilin merr pjese Obama dhe Medvedevi dhe ne te do te diskutohet mbrojtja raketore ceshtjet qe kane te bejne me perhapjen e armeve luften kunder terrorizmit politikat antinarkotike dhe siguria e mbrojtjes ne internet.

Nga sesioni pritet te dale nje dokument qe ve ne pah kercenimet me te cilat ballafaqohet NATO dhe Rusia dhe strategjine per ti luftuar ato. Aleanca dhe Moska pritet te nenshkruajne nje marreveshje te re mbi transportimin e pajisjeve jovdekjeprurese ne Afganistan permes territorit rus. Ambasadori amerikan ne NATO Ivo Dalder mendon se nga samiti do te krijohet nje raport i ri me Mosken.

Ky eshte nje rast i mire per Rusine dhe shtetet e NATO-s qe te rivendosin raportet. Ne i rivume raportet bilaterale me Rusine se fundi. Raportet bilaterale te disa shteteve te NATO-s me Rusine jane permiresuar dukshem ne vitet e fundit. Por kane ngecur raportet NATO-Keshilli i Rusise. Ne e shohim kete si nje mundesi per te ecur ne nje faze te re - thote Dalder.

Por shtetet e reja te NATO-s nga Evropa Lindore si Polonia dhe shtetet baltike te cilat ende i kane te fuqishme kujtimet nga dominimi sovjetik mbesin shume skeptike.

Presidenti polak Bronislav Komorovski ka thene se raportet me Rusine nuk duhet te zhvillohen ne kurriz te interesave te sigurise se shteteve tjera te Evropes Lindore.

Polonia thote se prania amerikane ne vend jep garanci ne rast se situata do te perkeqesohej. Rasmusen megjithate thote se pavaresisht dyshimeve dhe mosbesimit do te arrihet konsensusi per nje bashkepunim me te madh me Mosken.

Une kam pershtypjen e forte se Rusia ndan pikepamjen tone se ka ardhur koha qe mos te brengosemi per njeri-tjetrin. Ka ardhur koha qe te punojme se bashku. Dhe do te punojme - thekson Rasmusen.

NATO po ashtu pritet qe te caktoje nje date per kalimin e pergjegjesive te forcat afgane. Asistenti special i Obames per Afganistanin dhe Pakistanin Doug Lute thote se pavaresisht ketij transferimi aleanca do te vazhdoje ti ndihmoje afganet.

Per te siguruar se afganet mund te qendrojne dhe nuk kane nevoje te lihen vetem NATO pritet te konfirmoje partneritetin e qendrueshem per zhvillimin e forcave kombetare afgane te sigurise - thote Lute. a.i.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›