NATO kerkon falje per vrasjet e civileve
Komandanti i trupave ndërkombëtare në Afganistan ka kërkuar falje për vdekjet e civilëve në sulmet ajrore në provincën jugore të Logarit. Kjo eshte është hera e parë që NATO ka pranuar se civilë kanë humbur jetën në sulmet e së mërkurës, që kishin si objektiv disa komandantë talebanë. Autoritetet afgane deklaruan se 18 civilë mbetën të vrarë në këtë incident. Presidenti afgan Hamid Karzai e dënoi sulmin duke e cilësuar atë si “të pajustifikueshëm”.
Ndërkohë, komandanti i NATO-s, John Allen udhëtoi të premten në Logar për t’u shprehur ngushëllimet e tij banorëve të fshatit dhe liderëve lokalë.
Sipas agjencisë “Associated Press”, gjenerali u kërkoi atyre falje dhe u premtoi se do të ndihmojë familjet e viktimave. Liderët tribalë dhe autoritetet në provincën e Logarit thanë më herët për BBC se komandantët talebanë ishin mbledhur në shtëpinë, në një fshat të largët në rajonin Baraki Barak.