E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera Skenderbeu pas 40 vitesh ne skenen shqiptare

Pas 40 vitesh vjen në skenën shqiptare opera me 2 akte “Skenderbeu” me libret të Llazar Siliqit dhe muzikë të Prenk Jakovës. Drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, i cili është edhe mjeshtër koncertues në këtë produksion tha se kjo vepër do të qëndrojë besnike e kohës. 
Ndërkohë që roli i Skënderbeut i është besuar tenorit të famshëm amerikan Roy Stevens i cili shpreht mjaft i lumtur që do jetësojë heroin tonë kombëtar.
Regjisori  italian, Carlo Saletti u shpreh se do mundohemi të sjellim periudhën kur trajtohen ngjarjet vitin 1443- 1444.
Roli i Mamicës do të interpretohet nga Manjola Konjari, Donika  nga Irini Nikolla. Në këtë megaproduksion  do të interpretojnë plot 200 artistë.
Premiera do të mbahet me 18 qershor ne skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›