Kryengritesit libiane avancojne drejt Perendimit

Ne Brega qytetin tjeter te madh ne jug te Axhabijas njesite e pushtetmbajtesit Gadafi me sa duket nuk bejne me rezistence. Kryengritesit e opozites libiane raportuan qe te dielen ne mengjes se e moren portin ushtarak te qytetit. Tani milicet me sa duket ndodhen perpara qytetit tjeter te madh me rendesi ushtarake ne drejtim te perendimit Ras Lanuf. Perparimi i shpejte i kryengritesve vjen papritur. Per nje jave luftuan ata me trupat qeveritare per te kontrolluar qytetin me rendesi strategjike Axhabija. Me sa duket ata kane pasur edhe humbje te medha sic tha nje zedhenes i kryengritesve ish-oficeri libian i flotes ajrore Ahmed Omar Bani
Sic thashe per lirine duhet paguar nje cmim. Dhe ne jemi te gatshem ta paguajme kete cmim. Dhe tani ne pergatitemi qe te clirojme edhe pjesen qe mbetet te vendit te shtypur.
Bildunterschrift Luftetare pro Gadaff-it
Kthesa ne Axhabija erdhi naten duke gdhire e shtuna. Avione te koalicionit britanik-amerikan-francez hodhen me dyzina raketa ne drejtim te tankeve dhe topave te Gadafit. Ushtaret e diktatorit nuk i rezistuan dot ketij zjarri.
Opozita - e dobet ushtarakisht pa mbeshtetje nderkombetare
Pa mbeshtetjen e koalicionit nderkombetar opozita eshte me e dobet ushtarakisht se trupat libiane dhe mercenaret. Kete e tregon edhe nje shembull nga Perendimi i vendit. Ne qytetin Misrata te cilin vazhdojne ta mbajne opozitaret gjendja e banoreve vazhdon te jete serioze. Vertet qe trupat besnike ndaj Gadafit e perfunduan he per he naten goditjen e qytetit kur mbi qytet u vune re avione te aleateve perendimore. Por pas kesaj ushtria libiane i vazhdoi sulmet. Deshmitare thone se ushtare dhe mercenare udhetojne me automjete civile dhe pozicionojne tanke ne afersi te shtepive te banimit. Sipas te dhenave te mjekeve numri i viktimave te vrara shtohet cdo dite.
Opozita ne Libi ndodhet jo vetem perballe problemeve ushtarake. Ne rajonet ku ajo ka rifituar kontrollin ajo e sheh veten perpara shpresave te medha te njerezve. Lindja qe lene prej kohesh pas dore nga Gadafi thone libianet ne mergim. Keshtu ne qytetin e Bengasit ka 35 vjet qe vazhdon ndertimi i nje spitali por ai ende nuk ka mbaruar.
Banore te cilet nuk kane gjetur pune te firma te huaja ankohen per varferi te madhe thote Zeidan Zelawi Une kam femije ata duan te ndjekin maturen. Une nuk ua paguaj dot. Me duhet te lyp e di cdo me thene kjo Te lyp me nje tabele qe me duhen para per femijet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rebelet largohen nga qyteti Ras Lanuf
Keshilli Tranzitor i opozites pati deklaruar se do ti respektoje marreveshjet e perfunduara me boten e jashtme edhe per te mbrojtur investimet dhe vendet e punes. Megjithate ne televizor u treguan pamje me mbeshtetes te opozites qe therrisnin e gjithe nafta shkon te Sarkozia per Gjermanine asnje pike me.
Autor Torsten Teichmann/ Auron Dodi
Redaktoi Aida Cama