E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO miraton planin per terheqjen nga Afganistani

Udheheqesit e NATO-s kane mbeshtetur nje plan per te transferuar kompetencat drejtuese te luftes ne Afganistan ne duart e forcave afgane dhe per te kaluar plotesisht kapacitetet ushtarake nen kontrollin e Kabulit brenda vitit 2014. Presidenti afgan Hamid Karzai e pershendeti vendimin per ate qe e cilesoi si nje transferim efektiv te pakthyeshem dhe te qendrueshem. Por nje zyrtar i larte amerikan paralajmeron se Presidenti Obama nuk e ka mbeshtetur zyrtarisht perfundimin e misionit luftarak amerikan brenda atij afati.
Ne takimin e dyte te NATOs ne Lisbone udheheqesit e aleances miratuan planin per transferimin e kompetencave per drejtimin e luftes ne Afganistan ne duart a Kabulit dhe ne vitin 2014 do tia dorezoje kontrollin ushtarak forcave afgane.
Sekretari i Pergjithshem i Aleances Anders Fog Rasmusen tha se vitin tjeter aleanca do te filloje tua kaloje kompetencat mbi ceshtjet e sigurise forcave afgane dhe shpreson te perfundoje kete proces nga fundi i vitit 2014.
Strategjia per terheqjen e trupave varet nga perpjekjet per formimin e forces afgane dhe aftesine e saj per te kontrolluar perhapjen e kryengritjes. Objektiv i strategjise eshte krijimi i nje force me mbi 300 mije pjesetare nga fundi i vitit 2011. Procesi i krijimit te kesaj force u godit nga numri i larte i dezertimeve dhe qeveria e Kabulit shihet si qeveri e perfshire nga korrupsioni e paqendrueshme e cila nuk mund te mbijetoje pa mbeshtetjen e huaj ushtarake.
Presidenti Karzai i cili kohet e fundit i ka demtuar marrdheniet me Shtetet e Bashkuara dhe me komandantin e forcave te NATO-s ne Afganistan gjeneralin David Petreas e ka caktuar vitin 2014 afat kur synohet qe forcat afgane te marrin pergjegjesine e plote per sigurine ne vend.
Nje tjeter teme paresore ne axhenden e takimit jane marredheniet e Natos me Rusine. Kancelarja gjermane Angela Merkel i cileson marredheniet si partneritet me rendesi historike

Besoj se bashkepunimi me Rusine ne te vertete do te jete nje moment i rendesishem per te ardhmen e NATOs. Nje ish armik ushtarak tani po behet partner. Ky mund te quhet ndryshim historik. Sigurisht ende eshte rruge e gjate para se ne te krijojme nje hapesire te perbashket te sigurise me Rusine por fakti qe eshte marre hapi i pare ne kete drejtim eshte i nje rendesie te madhe. Per kete arsye une jam e kenaqur me kete diskutim.

Vendet anetare te Aleances synojne te ftojne Rusine te angazhohet ne sistemin evropian te mbrojtjes nga raketat. Dje ne diten e pare te takimit udheheqesit e NATO-s miratuan propozimin e ri te presidentit amerikan Barak Obama per nje sistem te ri te zgjeruar te mbrojtjes nga raketat per Evropen. Kjo marreveshje eshte nje fitore per presidentit Obama pas shume veshtiresive ne politiken e jashtme dhe humbjeve te zgjedhjeve per kongres nga partia demokrate.

Per here te pare ne kemi rene dakord te ndertojme aftesite mbrotjese nga raketat per te mbuluar gjithe popullaten evropiane te NATOs dhe Shteteve te Bashkuara.

Sekretari i pergjithshem i NATOs Anders Fog Rasmussen tha se ky sistem do te kushtoj 273 milione dollare per nje periudhe 10 vjecare dhe ai do te kerkoje bashkepunim nga Rusia mbi kete ceshtje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›