Nje ekspozite arti pasqyron kulturen dhe identitetin e indianeve indigjene

Muzeu Kombetar i Indianeve te Amerikes ne Washington i kushtohet historise dhe kultures se popujve indigjene te Hemisferes Perendimore. Muzeu ka patur vazhdimisht ne fokus edhe jeten e amerikaneve indigjene bashkekohore. Ekspozita e re Vantage Point trajton pikerisht kete teme.
31 punimet e artit qe perbejne ekspoziten ndoshta nuk jane ajo qe presin te shohin vizitoret ne Muzeun Kombetar te indianeve te Amerikes. Kuratorja Rebecca Trautman thote se kjo eshte dicka e mire.
Mendoj se njerezit shpesh cuditen kur vijne tek ky muze dhe shohin ekspozimin e artit modern bashkekohor te popullsise indigjene. Kjo shpresoj se do te jete efekti i kesaj ekspozite nje e papritur dhe sfide per konceptin qe kane njerezit mbi artin e amerikaneve indigjene dhe punimet e artiseve te kesaj popullsie.
Artistja Marie Watt e fisit Seneka e kaloi mengjesin e se dieles ne Muze duke marre emrat e vizitoreve qe do te ndihmojne per krijimin e nje vepre te re.
Ne katin e siperm te muzeut eshte ekspozuar ne nje vend te dukshem ne hyrje te ekspozites nje nga punimet e saj te hershme Ne kopesht Miser Fasule dhe kungull qe perfaqesojne tre ushqime tradicionale per fiset Seneka. Materiali prej nga perbehet vepra mbulesa leshi te ricikluara po ashtu ka nje kuptim.
Fillova te grumbulloj mbulesa ne pritje per te perdorur kete lloj objekti te zakonshem te jetes se perditshme. Por interesohesha edhe per faktin se keto mbulesa objekte te komunitetit indigjen te Senekes jane deshmi e ngjarjeve te rendesishme ne jeten e kesaj popullsie.
Te gjitha punimet ne ekspozite ekspolorojne identitetin historine kulturen dhe pejsazhin e Rezervatit Indian Umatilla ne Oregon ku jeton piktori James Lavadour i fisit Walla Walla.
Keto punime synojne jo vetem te paraqesin pamjen vizuale fizike te pejsazhit por forcat gjeologjike dhe metereologjike qe i kane dhene atij formen.
Disa artiste synojne te edukojne me vepren e tyre sic eshte James Luna nga fisi Pujukicum i Kalifornise Jugore.
Do te uroja qe njerezit ta kuptojne pervojen indigjene sic e shohin ketu pra sapo ta shohin nje punim timin tu kujtohen ato qe dine.
Chapel for Pablo Tac e artistit Luna eksploron ndikimin e Krishterimit tek amerikanet indigjene duke ekspozuar objekte tardicionale te kultures indigjene krahas objekteve te perdorura ne nje meshe katolike. Por kjo veper po ashtu nderon nje anetar te fisit i cili studjoi ne Rome rreth 200 vjet me pare dhe i dha popullsise Pojukicum fjalorin e pare te shkruar.
Ne se i hedh nje veshtrim kultures se popullsise indigjene ne Kaliforni ne jemi marre kryesisht me gjueti. Por perfshirja ne ekspozite e nje dijetari si Pablo Tac na ngre ne nje nivel teresisht te ri.
Vepra Chapel for Pablo Tac eshte nje forme arti qe daton nga fundi i shekullit te 20-te. Kjo veper dhe te tjera si Vantage Point sherbejne si kujtese se kulturat e indianeve te Amerikes nuk kane mbetur ne shekullin e 19-te por vazhdojne te zhvillohen edhe sot.