NATO, nuk diskuton M. e Kumanovës

Në NATO nuk ka gatishmëri që të diskutohet për mundësinë e ndryshimit të Marrëveshjes së Kumanovës, kanë konfirmuar zyrtarët e aleancës. Ata thonë se nga mediat janë njoftuar për nismat e zyrtarëve serb, përfshirë këtu kryetarin e Serbisë Boris Tadiç dhe shefin e shtatmadhorisë Zdravko Ponosh të cilët kanë paralajmëruar diskutimet me aleancën rreth ndryshimeve të marrëveshjes me të cilën përfunduan bombardimet e vitit '99. Sido që të jetë, zëdhënësi i Aleancës James Appathurai deklaroi sot se në aleancë nuk zhvillohet kurrfarë diskutimi rreth kësaj nisme e as që ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e NATO-s përsa i përket Marrëveshjes së Kumanovës. Zyrtarët e Aleancës gjithashtu thonë se mundësia e ndryshimit të Marrëveshjes së Kumanovës as që do futet në agjendën e takimit në nivel të ministrave të jashtëm që do fillojë nesër në selinë e NATO-s.Një diplomat nga vendet anëtare madje konfirmoi se aleatët e NATO-s as që kane gatishmëri që të marrin parasysh nismën për ndryshim të Marrëveshjes së Kumanovës."Marrëveshja e Kumanovës funksionon shume mirë, andaj nuk ekziston asnjë arsye"