Nesër, Kryeministri italian Berluskoni viziton Shqipërinë

Nesër pritet të vijë në Shqipëri kryeministri italian, Silvio Berluskoni. Axhenda e tij është përqendruar në takimin me kryeministrin Sali Berisha,ku do bëhet edhe firmosja e disa marrëveshjeve e akteve ekonomike. Rreth orës 12.30 pritet të zhvillohet një konferencë e përbashkët shtypi e të dy kryeministrave. Pas kësaj, Berluskoni së bashku me delegacionin italian që e shoqëron do të priten në Pallatin e Brigadave ku do të ketë edhe një takim mes kryeminstrit, Silvio Berluskoni dhe Presidentit, Bamir Topi. Pas këtyre takimeve do të vijohet me drekën e ofruar nga Presidenti, Topi. Gjatë drekës do të jenë prezent njerëzit më të rendësishëm të politikës shqiptare, Kryeministri Berisha,Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli po ashtu edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.