Dështon thirrja për të mos blerë karburant
Megjithëse Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve deklaron se në bazë të anketave dhe telefonatave të bëra prej saj 34 e konsumatorëve të naftës i janë përgjigjur thirrjes për bojkotimin e blerjes së karburantit për 24 orë, sipas një vëzhgimi të bërë nga Ora Neës rezulton se shumica e drejtuesve të automjeteve kanë furnizuar mjetin normalisht si përherë. Sipas një deklarate të bërë nga ZMQ, ishte caktuar që në shenjë pakënaqësie për rritjen e vlerës së arit të zi dhe nënprodukteve të tij, shoferët dhe përdoruesit e automjeteve të ndërpresin për 24 orë blerjen e hidrokarbureve. Disa prej drejtuesve të mjeteve transportuese janë shprehur se kanë qënë në dijeni për këtë fakt, por karburanti është një produkt i domosdoshëm dhe nuk mund të veprojnë ndryshe. Edhe pse organizata dhe qytretarë të ndryshëm janë aktivizuar për ndryshimin e "rendit monopol" të çmimeve të karburanteve vetë konsumatoët e tij nuk kanë denjuar që një ditë të vetme të solidarizohen dhe të mbrojnë të drejtën e tyre. Produktet e lëndeve djegëse vazhdojnë të mbeten në shifra jashtë standardeve të tregut botëror dhe nëse ulen ndonjëherë, pësojnë rënie qesharake.