E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO nuk heq dorë nga mburoja

NATO do të vazhdojë ndërtimin e mburojes anti-raketore në Evropë, përderisa të mos realizojë kapacitetet e plota operative, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i aleancës, Anders Fogh Rasmussen.

Rasmussen theksoi se testet e zhvilluara deri me tani kanë qenë të suksesshme dhe tha se pret që në samitin e ardhshëm të aleancës në Chicago, të kumtohet se faza fillestare e sistemit është kompletuar dhe se ai është operacional.

“Ky është vetëm hapi i parë, por i vërtetë, për mbrojtjen e plotë të popullatës dhe të forcave, në territoret që mbulon NATO”, theksoi Rasmussen.

Mburoja e NATO-s po kundërshtohet ashpër nga Rusia, e cila thotë se mburoja po cenon sigurinë e Rusisë, por aleanca ka theksuar se mburoja ka për qëllim mbrojtjen nga sulmet e mundshme prej Koresë së Veriut dhe Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›