Newsweek me kopertinë provokuese për Obamën
Revista e njohur “Newsweek” ka publikuar kopertinën e edicionit të radhës, ku shfaqet presidenti amerikan, me një aureolë ngjyrë ylberi, ndërkohë që poshtë qëndron mbishkrimi “Presidenti i parë homoseksual”.
Revista e lajmeve po përdor deklaratat e Obamës, për të etiketuar presidentin e martuar dhe me dy fëmijë.
Kjo duket një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për të shtuar shitjet.
Aq më tepër që rivalja e tyre, revista Time, kishte së fundmi një kopertinë po ashtu shumë të debatueshme, ku dukej një nënë që ushqente me gji fëmijën e saj 3 vjeç.
Revista vlerëson se deklarimi i presidentit Obama pro martesave homoseksuale ka qenë i llogaritur. Deklarata e tij ka provokuar kritika, por edhe lëvdata.