E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Merkelit pëson humbje në zgjedhjet rajonale

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka pësuar humbje të madhe në zgjedhjet rajonale.

Demokratët e Krishterë të Merkelit kanë fituar vetëm 26 për qind të votave në zgjedhjet e shtetit North Rhine Westphalia.

Social-demokratët e opozitës dhe "Të Gjelbrit" kanë siguruar shumicën, ndërsa Partia Pirate ka marrë më pak se 8 për qind të votave, por ka siguruar vende në asamblenë e shtetit gjerman.

Merkel, e cila personalisht thuhet të jetë mjaft popullore do të përballet me zgjedhjet e ardhshme federale në vitin 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›