E Martë, 3 Nëntor 2026

NATO përforcon prezencën në Kosovë me 200 ushtarë shtesë

NATO do përforcojë prezencën e vet në Kosovë me 200 ushtarë shtesë, u konfirmua nga selia e aleancës të dielën në mbrëmje. Vendimi u miratua në Këshillin e Atlantikut të Veriut pas kërkesës së Komandantit Suprem të Aleancës për Evropë. Është ky përforcimi i dytë brenda javës e NATO-s si pasojë e sulmit të dielës së kaluar.

Bëhet fjale për trupat britanike që janë tërhequr nga rezerva strategjike e NATO-s për Ballkanin Perëndimor dhe do i bashkohen kontingjentit prej 400 trupash nga Britania e Madhe, tashmë të dislokuar në Kosovë.

Zëdhënësi i NATO-s, Dylan White, ka paralajmëruar përforcime të mëtejshme do të pasojnë nga aleatët e tjerë.

“Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së: të mbajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të NATO-s.

I bëhet thirrje njëkohësisht Prishtinë dhe Beogradit që të riangazhohen në dialogun e Brukselit, si mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.

“Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse, e cila është kundërproduktive dhe rrezikon të përkeqësojë më tej tensionet”, porositi zëdhënësi I NATO-s Dylan White.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›