NATO propozon Rusinë për të bashkëpunuar në aspektin e mbrojtjes

Bruksel, 18 shtator NOA Për të punuar në aspektin e mbrojtjes, NATO-ja ka propozuar si një partner të ri Rusinë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen bëri thirrje sot në Bruksel për një rishikim të përbashkët të sfidave të sigurisë në shekullin e 21 dhe tha se Rusia duhet të jetë një pjesmarrëse reale dhe një partnere në sigurimin evropian dhe ndërkombëtar.
Rusia, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara duhet të shikojnë mundësinë e lidhjes së sistemeve të raketave në një kohë të përshtatshme tha Rasmussen.
I dërguari i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin i vlerësoi pozitivisht komentet e Rasmussen duke shtuar se ata duhet ti analizojnë së bashku propozimet e ndryshme.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Evropës Perëndimore u ngrohën pas rënies së qeverisë komuniste në Moskë. Por ato u tensionuan përsëri vitin e kaluar kur Rusia i shtoi përpjekjet për ndikim në vendet ish komuniste të Evropës Lindore dhe dërgoi trupa për të ndërhyrë në Gjeorgji.