E Diel, 1 Nëntor 2026

Hillary Klinton: Irani të heqë dorë nga armët bërthamore

Irani rrezikon izolim më të madh ndërkombëtar dhe do të ketë presionin ekonomik në rritje nëse vazhdon të mospërfillë politikat botërore për çështjet bërthamore, u shpreh sekretarja e Shtetit Hillari Klinton.
Klinton e dha këtë deklaratë përpara një audience në Institutin Brookings ku pohoi se në rast se Irani nuk merr në konsideratë këshillat e organizatave botërore mbi çështjet bërthamore do të ketë një varg pasojash për këtë shtet.
"Mesazhi ynë do të jetë mëse i qartë, ne jemi seriozë dhe ne së shpejti do të shohim nëse autoritetet iraniane janë serioze. Në samitin që do të mbahet në Nju Jork, ne do të punojmë me partnerët tanë për t'i sqaruar Iranit shumë problematika dhe për të theksuar se angazhimi duhet të prodhojë rezultate reale dhe se ne nuk kemi dëshirë të zhvillojmë bisedime pa veprim. "-u shpreh zonja Klinton.
Këto deklarata paraprijnë samitin që do të zhvillohet muajin e ardhshëm i cili do të zhvillohet në New York. Ky samit do të diskutojë mbi problematikën e përdorimit të armëve bërthamore. SHBA nuk kishte marrë pjesë në këtë samit që prej 10 vitesh, që nga viti 1999.
Klinton tha se ishte koha që Irani të tregonte se ishte serioz në lidhje me shqetësimin ndërkombëtar për armatimet bërthamore. Gjithashtu sekretarja e shtetit shtoi se nuk donte të paragjykonte rezultatin e mundshëm të diskutimeve, por përsëriti se Uashingtoni nuk do të vinte në këtë samit thjesht për të folur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›