NATO refuzon shfuqizimine Marrëveshjes së Kumanovës
NATO ka refuzuar propozimin e Beogradit zyrtar për shfuqizimin e marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, e nënshkruar në qershor 1999. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja kosovare Zëri, sipas së cilës Aleanca e Atlantikut të Veriut ka arritur në përfundimin se rrethanat dhe kushtet nuk lejojnë shfuqizimin e kësaj marrëveshje.
Një diplomat perëndimor ka thënë për gazetën se krerët e NATO-s kanë shqyrtuar prej kohësh këtë propozim të Beogradit, i cili është gjithashtu nënshkrues i marrëveshjes.
Ka pasur edhe zyrtarë të NATO-s që kanë menduar që ia vlen të konsiderohet seriozisht ky propozim, pos tjerash, sepse Pakti NATO preferon përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila ka hyrë në programin e “Partneritetit për Paqe” në vjeshtën e vitit 2008, megjithëse, në ndërkohë, ka shpallur neutralitetin ndaj aleancave ushtarake.
Megjithatë, në fund, në Paktin NATO ka mbizotëruar qëndrimi se është ende herët t’i jepet fund Marrëveshjes Teknike-Ushtarake të Kumanovës, e cila përndryshe është pjesë përbërëse e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (10 qershor, 1999), me të cilën është krijuar edhe Misioni i UNMIK-ut në Kosovë.
Megjithëse aktualisht del që propozimi i Serbisë për shfuqizimin e Marrëveshjes së Kumanovës është hedhur poshtë prej NATO-s, sipas burimeve diplomatike perëndimore në Prishtinë, kjo çështje do të mbetet mbi tavolinën e kreut të NATO-s edhe në të ardhmen.
Gjendja në veri të Kosovës vazhdon të kualifikohet në këtë mënyrë, pra, si burim i jostabilitetit të Kosovës, dhe ky përshkrim ka mbizotëruar edhe në vendimin e javës së kaluar të NATO-s që të mos ngutet me shkurtimin e mëtejshëm të trupave të KFOR-it në Kosovë.
Marrëveshja Teknike-Ushtarake e Kumanovës jo vetëm që ka mandatuar KFOR-in të jetë garant i paqes dhe i sigurisë përballë kërcënimeve nga jashtë , por po ashtu, i ka dhënë detyrë këtij misioni të jetë edhe garant suprem i sigurisë në Kosovë, gjë që ka bërë që në disa raste KFOR-i të ndërhyjë fuqishëm edhe brenda territorit të Kosovës, siç ka ndodhur edhe gjatë trazirave të marsit 2004, që morën jetën e 14 qytetarëve të Kosovës.
(e.n/zeri/BalkanWeb)