E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mburoja raketore, nisin bisedimet SHBA-Rumani

Bukureshti dhe Uashingtoni kanë nisur negociatat rreth planeve të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e elementeve të mburojës raketore në Rumani.Lajmi bëhet i ditur nga AFP-ja e cila thekson se bisedimet po mbahen mes ministrit të Jashtëm rumun, Bogdan Aurescu dhe nënsekretares amerikane të Shtetit për çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Ellen Tausche.

"Jam i lumtur të shpall fillimin formal të negociatave për pjesëmarrjen e Rumanisë në sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë", tha ministri i Jashtëm rumun, Bogdan Aurescu.

Rumania ishte ftuar të jetë pjesë e mburojes raketore nga presidenti amerikan, Barak Obama, në muajin shkurt.

Ndërsa nënsekretarja amerikane e Shtetit për çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Ellen Tauscher ka deklaruar se beson se të dyja vendet do punojnë për të rritur sigurinë evropiane dhe për të forcuar partneritetin.

"Unë jam këtu me delegacionin e SHBA-ve për të biseduar me Qeverinë rumune rreth çështjeve të sigurisë, që janë në interes të përbashkët. Ne besojmë se do të punojmë së bashku për të rritur sigurinë evropiane dhe për të forcuar partneritetin tonë", theksoi Tauscher.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›