E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmunssen takonThacin: Situata nëKosovë, e stabilizuar

BRUKSEL- “Kosova ka progres të theksuar në ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve të sigurisë dhe KFOR-i do të vazhdojë bartjen e kompetencave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe në sigurimin e kufijve në Kosovë” ka vlerësuar sekretari i NATO-s, Anders Fogh Rasmunssen, në takimin me kryeministrin Hashim Thaçi në Bruksel.

Rasmunssen e ka vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë si të qëndrueshme dhe ka përshëndetur progresin e arritur në këtë fushë, që sipas tij, ka mundësuar që të vazhdohet me reduktimin gradual të forcave të KFOR-it në Kosovë.

Ndërsa Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se Kosova e mirëpret reduktimin e forcave të KFOR-it, sepse ky reduktim vjen si rezultat i rritjes së sigurisë dhe paqes në Kosovë. Ai ka theksuar se reduktimi nuk do të shkaktojë asnjë vakum në fushën e sigurisë, sepse institucionet kosovare të sigurisë janë të gatshme të marrin të gjitha kompetencat në fushën e sigurisë.
(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›