E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO rishqyrton strategjinë e operacioneve në Libi

Ministrat e mbrojtjës së NATO-s, do të takohen sot në Bruksel për të rishikuar rezultatet e sulmeve ajrore dy mujore në Libi, pas thirrjeve që janë bërë për vendet anëtare që të rrisin kontributin në këtë mision.

Javën e kaluar, aleanca ra dakort që të zgjerojë operacionet e saj në Libi, edhe për 90 ditë të tjera si pjesë e mandatit të dhënë nga OKB-ja, sulme këto që kanë për qëllim të mbrojnë civilët nga sulmet e trupave të Muamer Gadafit.

NATO që nga ndërmarrja e këtij vendimit ka kryer disa bombardime të fuqishme në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.

 Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se ka pasur progres të rëndësishëm pas sulmeve të NATO-s, dhe se është vetëm çështje kohe deri kur Gadafi të largohet nga pushteti.

Mirëpo Gadafi mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij, pasi përmes një mesazhi të transmetuar në televizionin shtetëror, ai ka thënë se do qëndroj në vendin e tij “i gjallë apo i vdekur”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›