E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Evropa t`i jap zgjidhje krizës së borxheve të Greqisë

Vendet evropiane duhet të vendosin se si të plotësojnë boshllëqet buxhetore të Greqisë vitin e ardhshëm, përpara se FMN-ja të lëvrojë pjesën e dytë të huasë. Kështu shprehen përfaqësuesit e FMN-së ndërsa shtojnë se udhëheqësit europianë duhet të marrin një vendim të vështirë për këtë çështje në një takim të nivelit të lartë në fund të këtij muaji.
Pjesa tjetër e huas është një pagesë prej 18 miliardë dollarësh, nga paketa prej 160 miliardë dollarësh e ndihmës që iu dha Greqisë nga Fondi Monetar dhe Bashkimi Europian.
Borxhi grek ka arritur në 500 miliardë dollarë. Shumë analistë pohojnë se një program masash shtrënguese ekonomike duhet të zbatohet sa më shpejtë që vendi të jetë në gjendje të përballojë shpenzimet.
Udhëheqësit evropianë do të takohen në fund të muajit për të diskutuar vështirësitë ekonomike të Greqisë. Në këtë takim pritet që të diskutohet për një paketë shtesë disa-milionëshe ndihmash.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›