Lëkundje tërmeti në gadishullin grek të Peleponezit
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se epiqendra e tërmetit u lokalizua 93 kilometra në jug të qytetit Patra, në një thellësi prej dy kilometrash. Të dhënat e para nuk japin asnjë detaj për viktima apo dëme materiale.