NATO, streha e shumekerkuar
Nga Shkelzen Maliqi
Hyrja edhe formale e Shqiperise dhe e Kroacise ne NATO paraqet nje moment te ri vendimtar ne transformimin e struktures se sigurise ne rajonin e Evropes Juglindore. Ky akt mund te konsiderohet si vendosje e nje shtylle te re mbajtese te arkitektures se sigurise, e cila ende nuk eshte perfunduar, sepse jashte NATO-s edhe me tej mbesin pese shtete te rajonit: Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja. Prej ketyre shteteve dy tashme jane praktikisht brenda arkitektures, Maqedonia e cila e ka aprovimin e te gjitha vendeve anetare, pos Greqise, e cila konteston vetem emrin e ketij shteti, dhe Kosova, e cila ende as qe ka aplikuar per anetaresim ne NATO, por eshte ne poziten qe fuqimisht kontrollohet dhe garantohet nga forcat e NATO-s keshtu qe nuk mund te kemi asnje dyshim se do te mund te mbetet jashte kesaj aleance. Per Malin e Zi nuk ka dyshim se eshte duke ecur drejt futjes ne NATO, por duhet t'i kaloje procedurat dhe provat e transformimit edhe te brendshem. Dy shtete pak me problematike dhe me dyshuese per futje ne arkitekturen e re te sigurise ne ombrellen e NATO-s jane Bosnja dhe Serbia. Bosnja, faktikisht, edhe pse me nje konstrukt tejet te brishte, edhe ajo eshte si shtet nen garancat dhe mbikeqyrjen e aleances veriatlantike, ndonese jo aq drejtperdrejt si Kosova.
Prej ketyre 5 shteteve mund te thuhet se vetem ne Serbi ka nje opozite me te konsiderueshme per anetaresim ne NATO, dhe kjo jo vetem per shkak te rolit qe ka pasur NATO ne shkaterrimin e endrres serbe per krijimin e shtetit etnik serb, Serbise se Madhe, por edhe per faktin se ne Serbi tradicionalisht ekziston edhe nje vije antiperendimore e mendimit, e cila vendin e Serbise e sheh ne Lindje, dhe jo ne Perendim, dhe kjo nje lindje specifike e botekuptimit kleriko-shteteror ortodoks, qe mendon se civilizimi ortodoks duhet te mbetet i dallueshem dhe i vecuar nga civilizimi perendimor.
Ky botekuptim antiperendimor ekziston edhe ne Rusi, Greqi dhe disa vende tjera dhe prezenca dhe ndikimi i tij varion ne vendet e ndryshme. Ndikimi me i madh eshte ne Rusi, ku ende jane te gjalla ambiciet per ringjalljen e perandorise ose te rolit te superfuqise qe i kundervihet NATO-s. Ne vendet tjera kjo fryme eshte me inferiore, dhe kjo parimisht vlen edhe per Serbine, ndonese carja e saj mes Perendimit dhe Lindjes ende mbane "plaget" e pengimit te ndarjes se Bosnjes, dhe te intervenimit ne Kosove, dhe se fundit, te perkrahjes se pavaresimit te Kosoves.
Mirepo, vete fakti se zgjedhjet e fundit ne Serbi, i fitoi nje koalicion proevropian dhe ne parim edhe properendimor, tregon se ky shtet prej te cilet kishin ardhur te gjitha trazirat ne dy dekadat e fundit, ka marre te pakten drejtimin e kendelljes dhe te nje realpolitike qe duhet ti pershtatet rendit te ri ne rajon qe po e krijon Brukseli i NATO dhe i BE.
Hyrja e Shqiperise ne NATO, qe do te jete me rendesi te dyfishte per vete stabilitetin dhe zhvillimin e Shqiperise, si dhe per stabilitetin dhe zhvillimin e Kosoves, nuk mund te vihet ne asnje aspekt ne dyshim, madje edhe nga ato qarqe majtiste qe dikur por edhe aktualisht, NATO-n e shohin vetem si instrument te imperializmit, neokolonializmit dhe kapitalizmit neoliberal.
Para disa ditesh patem mundesi te lexojme lamentet e kota te majtisteve qe vajtonin faktin pse hyrja ne NATO nuk eshte vulosur edhe me vullnetin e nje referendumi, madje edhe nese ky do te ishte krejtesisht formal, per te konkluduar pastaj se edhe rezultati paraprakisht i ditur i ketij referendumi do te ishte turp per kombin shqiptar.
Bota sot, e edhe rajoni, kane me shume nevoje per siguri dhe stabilitet, dhe mbeshtetje te zhvillimit dhe prosperitet, se sa per ringjallje te fantazmave se prezenca dhe garancat e NATO-s qenkan institutet e dorezimit dhe te veteroberimit afatgjate. NATO eshte nje fuqi tejet e frikshme, por jo si mjet i superarmatosur i ndonje ideologjie pushtuese, qe ia ze frymen vegjelise. Hegjemonia e SHBA-ve ne NATO per shume kohe ka qene edhe perparesia, edhe molle e sherrit edhe nder aleatet kryesor, por sot NATO nuk mund te shikohet si dikur, si dige qe mbronte Perendimin nga acaret e luftes se ftohte.
NATO eshte nje organizem kompleks, i strukturuar me elemente te shumta te kontrollit dhe superkontrollit te brendshem, ku zgjerimi i anetaresise te kesaj aleance duhet te shihet si nje rruge qe con dejte krijimit te nje sistemi global te sigurise i cili duhet te sjelle zvogelimin e armatimit dhe te rrezikut, dhe jo vazhdimin e armatimit deri ne irracionalitet dhe cmenduri. Populli shqiptar, pas lajthitjeve shekullore qe te behet kampion i botes ne realizmin e revolucionit komunist, madje duke eksportuar me shumice ideologjine clirimtare, tani eshte mbushur mend te pakten per kete, se nuk ka qellim madhor qe arsyeton varferine, ngecjen dhe mazohizmin politik te lidereve kryenec qe kane ndjekur modelet lindore despotike te sundimit, dhe jo ato demokratike perendimore. Edhe zgjedhja e NATO-s eshte nje opsion shume pragmatik, me i miri i mundshmi ne keto rrethana.
Nese krahasojme kete zgjedhje me strehat qe i kemi kerkuar ne shekullin XX, kjo eshte padyshim nje rruge qe me ne fund premton te na beje me te zhvilluar dhe me te dinjitetshem, e madje edhe me solidare ne nje bote qe nuk eshte aspak e meshirshme, por bashkerisht i rreket zgjidhjes se problemeve te medha, sic eshte demonstruar keto dite ne samitin e 20-shit qe ka kerkuar formulen e tejkalimit te krizes financiare globale. Sa i perket majtizmit, ne spektrin e tij te gjere, do te ishte mire qe te llogaritet sa qeveri te te majtes kane qene dhe jane aktualisht perkrahes dhe ne strukturat udheheqese te NATO-s. Edhe nje deshmi se nuk jetojme ne kohen e luftes se ftohte dhe leximit domosdoshmerish ideologjik te cdo ndermarrjeje politike dhe te sigurise.