PD-PS, akuza per karta dhe xhelozi
Rozeta Rapushi
Opozita vijon te kembengule ne dhenien falas, te kartave te identitetit per zgjedhesit qe nuk kane pasaporta, ndersa mazhoranca akuzon te majten se eshte xheloze, per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Debatet vijuan ne seancen e mbremshme plenare, nje dite pas mbylljes se festimeve pas anetaresimit. Kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj, ndonese vleresoi si historike anetaresimin ne NATO, u shpreh se qeveria duhet te mendohet mire tashme te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme. "Politika duhet ta justifikoje anetaresimin. Zgjedhjet jane ne rrezik, pasi shtetasit nuk kane mundesine te pajisen me karta. Jane te varfer, e ju i vini takse per voten", tha Leskaj, duke theksuar se qeveria nuk ka me kohe per t'u menduar. Por sipas kryetarit te grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, e majta eshte xheloze, se nuk ishte ajo qe futi Shqiperine ne NATO. "Kryetari socialist, Rama ishte i fundit qe uroi anetaresimin dhe i pari qe festoi, nje dite me para", u shpreh Patozi. Sipas tij, Rama po vajton dhe keshtu do te vajtoje dhe pas dy muajsh, kur te humbe ne zgjedhje. Me i ashper, demokrati Fatos Hoxha akuzoi kryesocialistin se ka nje mendje diabolike dhe nga frika se mos humbe bashkine, nuk kandidon as per deputet. "Ky njeri po na ben te harrojme se kemi opozite. E genjen mendja se do te vije ne pushtet", vijoi ai. Me gjithe replikat ne salle, deputetet e majte, bene thirrje per kartat falas. Socialisti, Kastriot Islami, u shpreh se pozita dhe opozita, duhet te ulen dhe te gjejne nje zgjidhje, pasi shume zgjedhes rrezikojne te mbeten pa karta e jashte votimit. "Eshte detyre e pergjegjesi, te garantojme zgjedhje te lira e te ndershme. Asnje prej nesh nuk kerkon bojkot te zgjedhjeve apo votime pa karta", u shpreh Islami. Ne debat u perfshi dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e quajti opoziten pesimiste. "Pesimist eshte ai qe mes dy te keqijave i zgjedh te dyja", ironizoi Topalli. Sipas kryetares, festa vijon. Por sipas socialistit Fatmir Xhafaj, me ritmin qe po ecet, pjesa me e madhe e zgjedhesve do te mbeten pa votuar. "Situata e pajisjes se zgjedhesve me karta, po behet dramatike. Keshtu si po veprohet, duket sikur qeveria kerkon te diskriminoje shtresat sociale nga votimi", akuzoi Xhafaj.
15%
E zgjedhesve
Qe nuk kane pasaporta, sipas opozites kane mundur te marrin kartat e identitetit. Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj e quajti kete situate, dramatike, kur nuk na ndajne pak kohe nga zgjedhjet parlamentare.
Kerkesa
Kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj, kerkoi dje serish ne Kuvend, dhenien e kartave falas per te gjithe zgjedhesit pa pasaporta. Sipas saj, qeveria po rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Akuza
Mazhoranca, e quajti xheloze sjelljen e opozites dhe kryetarit te saj Edi Rama. Ky i fundit u kritikua se festoi nje dite para anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe uroi i fundit per kete ngjarje historike.