Rama: Berisha, hiq taksen e votes
Denis Dedej
"Kur mbeten edhe 83 dite nga te parat zgjedhje te Shqiperise ne NATO, ne i themi qeverise te degjoje zerin e arsyes, duke hequr taksen e votes dhe duke dhene falas karten e identitetit per votim, pasi nuk ka me kohe per te humbur". Ky eshte apeli i bere dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje konference per shtyp, te mbajtur mbi procesin e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. Megjithese socialistet kane marre nje pergjigje negative mbi propozimin e tyre per shperndarjen e kartave te identiteti falas, per shtetasit qe nuk kane pasaporte deri me 28 qershor, ato vijojne te bejne apel per miratimin e ketij projektligjit. Sipas kryesocialistit, me hyrjen ne NATO u mbyll nje proces historik per Shqiperine, por edhe u rrit barra e pergjegjesive e detyrimeve tona per te garantuar standardet e lirise dhe te demokracise. Duke vijuar me tej, ai tha se keto standarde lidhen ne radhen me te pare me lirine e me ndershmerine e zgjedhjeve, Duke iu referuar ketyre zgjedhjeve, Rama i cilesoi si provimi i pare i Shqiperise ne NATO. "Kur mbeten edhe vetem 83 dite nga te parat zgjedhje te Shqiperise ne NATO, hija e deshtimit te ketij provimi te pare, te demokracise tone, eshte perdite e me kercenuese. Nuk ka kohe per te humbur", shprehur shqetesimin Rama. Sipas tij, kur mbeten pak dite nga te parat zgjedhje te Shqiperise ne NATO, qindra-mijera qytetare e qytetare kercenohen ne te drejten e tyre themelore te zgjedhjes per shkak se nuk paguajne dot karten e identitetit. "Kur mbeten edhe vetem 83 dite nga te parat zgjedhje te Shqiperise ne NATO, qeveria, vazhdon te mbaje ne fuqi, nje takse te mirefillte vote, qe te varfrit nuk e perballojne dot. Nuk ka me kohe per te humbur", theksoi Rama. Ai i kujtoji qeverise se deri me 28 qershor, karta e identitetit lidhet ngushtesisht me te drejten e votes dhe kjo e drejte, nuk mund te shitet nga qeveria dhe as nuk mund te blihet nga qytetari. "Kur mbeten edhe vetem 83 dite nga te parat zgjedhje te Shqiperise ne NATO, ne e ftojme qeverine te reflektoje pa humbur kohe lidhur me gjendjen kritike te qindra mijera zgjedhesve e zgjedheseve qe, per shkak te varferise, nuk e blejne dot karten e identitetit dhe per kete arsye nuk mund per asnje menyre ta humbasin te drejten e votes. Neser do te jete vone", apeloi lideri i partise me te madhe ne opozite. Nga ana e tij, ai siguroi se do te bejne gjithcka qe iu takon, qe Shqiperia te kaloje me sukses kete provim te madh.